Vaso Papaj:Bastard


Bastard

Zotin lus të më pengojë,

Mos të të djeg me zjarrin që kam brenda.

S’dua të shoh si bëhesh hi,

Ndaj po të pyes me njerëzi,

Të pyes seriozisht, me zë të lartë:

Edhe në vdeksha: I ç’lloji qënke, o Bastard?

Si heshtje varri më rrethon.

Do të të mund me dhimbjen që kam brenda.

Të kthehesh zjarr kashte, anemik,

Që di veç lojën ndez e fik.

Ndaj të thërras me zë të lartë:

Edhe në vdeksha: Pa gjak qenke, krejt pa gjak.

Si një humnerë që s’më tmerron.

Provoj të t’mund me dashurinë që kam brenda.

T’i kthehesh dashurisë, kam merak.

Por jo,… s’arrij, aspak, aspak…

Ndaj prapë thërras me zë të lartë:

Edhe në vdeksha: Bastard je, thjesht Bastard.

Se s’ke Atdhe, as Zot nuk ke.

Paranë e ke të vetmen ëndërr brenda teje,

Ku dashuri e vdekur s’ka as zë,

Po vetëm merr e s’jep asgjë.

Ndaj zëri më shpërthen më fort se kurrë:

Bastard! Tashmë më ndan nga ty, më i larti mur.