Joniane
E ngopem, e zhytem,
Buzë më buzë me peshqit puthem…
Sa dua këtu të ngulem!
E thekem, e kripem,
Zënë gjinkallat dhe shastisem…
Sa dua të mos dalldisem!
E të mbetem burrë i kripur,
Të kërkojnë të më lëpijnë.
S’jam nga deti i dremitur,
Dielli këtu e ka shtëpinë.
