Vaso Papaj:Katër “mos”…


Vaso Papaj

Kristenit ditën e emrit

I madh të bëhesh, s’vlen po s’qe njeri i mirë.

T’ia hedhësh ditëve kur do ndjehesh ngushtë,

Por mos ta bësh kurrë gjoksin gropë me grusht.

Student të jesh, shkencëtar, qoftë politikan,

Mësues, artist, por veç tërë herët besimtar.

Mos hiq dorë kurrë nga e vërteta! Ta kesh fanar!

Ndaj ndiq yllin e dijes përherë, është ylli dritë

Dhe me ngulm, në ta kërkofshin dhe të tutë,

Mos i sjellç kurrë kësaj botës sonë dhimbje e luftë.

Dhe një ditë, kur vërtet të jesh njeri i punës,

Mos u hip kurrë tribunave me lavde servilësh.

Ato, o xhan, s’janë tjetër, veç strofka krokodilësh.

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.