Kërmill
Më neverit, s’t’i shoh dot jargët,
Si rreze morti në Çernobil.
Me ty kjo botë më ngjan e mangët,
Ti s’je gjë tjetër veç një kërmill.
Të neveris, je heshtje e vagët,
Sesi zvarritesh mbi klorofil.
Kjo botë me ty s’e ka të largët,
Ndaj dil nga guacka, mos rri po dil.
Me ty jam ndarë, prej kohësh ndarë,
Ndonëse kjo kohë të mban si idil.
Me ty s’kam dashur të bëj pazar,
Ti s’je gjë tjetër veç një kërmill.
Me rreze jargësh e ha vetveten.
Ndaj Zoti guackën të dha burgim.
Se tërë jetën zvarritur mbeten,
Ata që dhe fundin e bëjnë një fillim.
