Vaso Papaj
Më sill pak det!

Më sill pak det!
Nga ai që përkëdhel brinjë e qytetit tim,
E dua nga ai të jetë.
Më sill pak det!
Me valixhe nise, si në përrallat me qilim,
Si suferinë mbi retë.
Ta derdh mbi faqe e flokë.
Të ngopem e të dehem me aromë e kripë,
Ta përqafoj si shok.
Më sill pak det!
Të lutem, më sill pak det! Të vras vetminë.
Vetmia po më vret.