Vaso Papaj
Mirmëngjes, qyteti im!

Mirmëngjes, qyteti im!
Jam poeti yt,
Poet i jetës dhe i dashurisë.
Ia pij lotët mërgimit,
Ia dua thërrimet varfërisë.
Të dashuruarit e tu
Janë prej kripe e zjarri
Dhe mërgimtarët
Prej dhimbeje e prej malli.
Shkruaj e shkruaj,
Herë qesh e herë qaj…
Sido të jenë, do jetoj me ta
Dhe larg kurrë s’do t’i mbaj.