Vaso Papaj:Monolog me ju


Vaso Papaj

Monolog me ju

Po të kishit një shpirt të vërtetë,

do t’ju rëndonin fjalët e mia.

A dëgjoni?

Po të kishit një mendje të ndritur,

do ju bënte të reflektonit.

E kuptoni?

Po të kishit ndjesinë e drejtësisë,

Përse mos të replikonim?

OK, a do të thoni?

Niseni njëherë! Ofroini një rresht arsyesh

hijes së mendimit tim!

Guxoni dhe provoni!

Vetën atëherë dorën tuaj do ta quaja dhuratë

Dhe shtërngimi i saj s’do të ishte kurrë mëkat.

Po të kishit një zemër të butë,

pa mëdyshje do merrja anën tuaj.

Ma aprovoni?

Po të kishit një edukim përsëmbari,

çdo gjë do t’ish sistemuar.

E ëndërroni?

Po të zotëronit arsimin e duhur,

do të kishit kapluar galaktika…

E mendoni?

Po të kishit vërtet një zemër,

Ngjitje – zbritjeve pafund do ju ndiqja.

E besoni?

Se s’jemi gjë tjetër, të gjithë, veç ca pika uji në det.

Fanari që na jep drejtim është shuar.

Ejani të provojmë, ta ndezim vetëm vet.