Vaso Papaj
Natë pa zemër

Natë e gjatë, e ndarë në mes,
E në mes ç’u ndjekam vetëm.
Qiell i zi në mijëra pjesë.
Si e nisëm e ku mbetëm!
Pse kjo natë qenka pa zemër!?
Pse nuk do t’më ngushëllojë!?
Zot, mos më shiko syshtrembër!
Bëj dikë që të më dojë!
Pse kjo natë pa emër qenka!?
Qiellin pse e bën të dridhet!?
Hëna, pse më gërryen brenda!?
T’iki larg, pse nuk më shtihet!?
Përmbi re vallëzoj me mendje.
Dritën e mëngjesit pres.
Po a dal dot nga kjo gjendje,
Veç me ëndrra, ëndrra shpresë!?
Vallë, mos qe betejë e humbur!?
(S’më tërheq asgjë përpjetë.)
Ndonëse forcën çast të lumtur,
Ngushëllim e kam në jetë.