Vaso Papaj:Një frymëmarrje e thellë


Vaso Papaj

Kemi shkuar me ngulm tek mendimi,
Se asgjë dhe askush s’do mund të na e merrte
Të vetmen fije shprese,
Dashurinë që përshëndet net dhe pret mëngjese.

I yni qe një takim vështrimesh,
Një frymëmarrje e thellë që s’të ngop kurrë.
Dhe ndieva të më futej gjer nën lëkurë,
Pa frikë se do mund të na zhbënte një diktaturë.

Jeta jote me energjinë positive, larg e lart më çoi.
Qe një poezi që mbështolli jetën time
Dhe vetëm me virtyt më mëkoi.
Po jeta jote qe dhe një rrjedhë e zakonshme,
Që e bën të përsosur edhe një ditë të çfardoshme..

Dhe i shkoj idesë, se s’ishte vetëm fati,
Që dy ecje të ndryshme gjetën të njejtën rrugë:
Një takim vështrimesh, një frymëmarrje e thellë,
Për t’u kthyer përsëri në botë
Dhe aty vetëm dashuri për të mbjellë.

Pas syve të tu ndodhet një shpirt i madh,
Që vibron nga një vrundull i çuditshëm urtësie.
E lë brenda meje, si askund:
Të butën, tënden shije,

Ke një mendim të përveçëm.
Emocion përherë më ka prurë.
Një copë tokë në det të gjërë,
Mes dallgësh që s’u sosën kurrë.

E kam pjekur tashmë mendimin,
Se asgjë dhe askush s’do mund të na e marrë,
Atë që zbriti, s’di se nga ku,… vite më parë.

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *