Një sms Zotit
Një Sms po të dërgoj,

S’e di, o Zot, në të arrin?!…
Në do t’më bëje me pushtet,
Ta hidhja tej këtë varfërinë.
Besoj, ta meritoj vërtet,
Në pritje lodhur tër’ një jetë.
Të shkrova, e sa pa vën’ një pikë,
Ky celular i shkretë m’u fik,
(Ndoshta s’e mbajtën bateritë…)
Ta nisa nga e para prapë
Dhe shkrova vetëm dy tri fjalë:
Ndihmomë, o Zot, tek ty besoj
E në kërkova shumë, më fal.
Më jep atë që meritoj,
Se si poet kurrë s’lajkatoj.
Provova prapë, më dha OK,
Mesazhi do të kish shkuar tej.
Me shpresë që shpirtin tënd të gjejë.