Një yll të isha
Një yll të isha, një gjysmëhëne,
Të lozja kukafshehth’ mbi mure.
Të ngrija bregut një Torrë prej rëre
Nga ty të merrja vetëm një puthje.
Atje në kthesë, pragut një porte,
Zën’ sqep më sqep si dallëndyshe.
Sa shumë do t’doja, mes kësaj bote,
Të isha këngë, të isha ndryshe!…
