Vaso Papaj:Pa titull


Vaso Papaj

A mund të çlirohesha nga të ftohtët
para se të lindte dielli?
A mund të prisja të sëmurej bota
duke parë ç’do më sillte qielli?
A mundet,
shpërthimi i pritave të mendjes
lumë lotësh të më sjelli?

Më bëjnë mirë plagët e kohës,
mësime të një shpirti që kërkon lumturi.
Se nuk vij nga një jetë e prerë keq,
pa ëndrra, pa emocione, pa dashuri.

About Post Author