Vaso Papaj:Poezi e vonuar


Vaso Papaj

Poezi e vonuar

Sesi më erdhe ashtu papritur,

S’e di ç’të solli, vërtet s’e di…

Kur gjumi befas më kish dremitur,

Natën më ndrite si një qiri.

Të mora dhe në shpirt të futa,

Më dhe gëzim, më dhe hare.

Ti s’ishe lule që të këputa,

Po bij’ rrufeje që pranë më re.

Të përkëdhela dhe t’u dorëzova,

Ti forcë më dhe, më le të ri.

Me ty në shpirt ngado që shkova,

Si rreze dielli në kohë me shi.

About Post Author