Vaso Papaj:Shko!…


Vaso Papaj

Shko!…

Tek ata që ëndrra për t’i kapur të mundon.

Tek gjthë ata që has në jetë dhe i synon.

Tek gjërat që me lehtësi i kap e s’i lëshon.

Shko!…

Zër aty problemet lehtë të përvetësuar.

Të njohur, të vegjël, të thjeshtë, të zbukuruar.

Aty, ku nuk kërkohet energji për të shpenzuar.

E atëher’ do të më kujtosh,

Atëher’ kur shtrëngatat do të të godasin,

Kur orët e vëshira pafund për ty do të zgjasin,

Kur para vetes do jenë ngritur male, do buçasin.

E do të gjykosh,

Aty ku përsëri hapat e tua do ndalojnë,

Aty ku shumë të tjerë më tutje nuk guxojnë

Dhe mbeten prapa, larg dhe kurrë s’afrojnë.

Shko!…

Drejt heshtjes së gënjeshtërt, asaj që dëshiron,

Asaj që mban atë pak gjë së cilës i beson:

Dashurisë së kollajtë që ti me ngulm po e kërkon.

E përsëri do të më kërkosh,

Kur do të marrë flakë i tërë shpirti yt,

Kur do të shteren të gjiitha forcat mu në grykë

E kur nuk do të gjesh kurrë një përqafm të dytë.

Atëher’, përsëri e përsëri do të më kërkosh,

Kur do të luhet jeta jote, për jetë a vdekje

E kur të huaj do bëheshin të tutë, në çdo përndjekje,

E vogël do të ishe ti mes hiçit e kurrë lirine s’do prekje.

About Post Author