Shoku Zylo po shkëlqen
Çfarë t’u them fëmijëve, çfarë?!…
Më shikojnë me sy t’hutuar.
S’dua të tërhiqen zvarrë,
Në këtë kohë kaq të trazuar.
Shoku Zylo mos është gjallë?!…
T’ua shpjegoj, ata s’ kuptojnë.
Për qetësi u kthyen vallë?
Kohën deshën t’a shërojnë.
Ikën prapë një ditë. Sa mall!…
Vetëm ëndrrat nuk mjaftonin.
Shoku Zylo ish në ballë.
Ata Demkën s’e pranonin.
Çfarë t’u them fëmijëve, çfarë?!…
Skype për çdo natë më bren.
Ah, kjo zemër, dysh e ndarë.
Zylo gjallë e po shkëlqen.
S’dua grushtin e fuqishëm,
Po një zë që s’fiket kurrë.
Shoku Zylo, i pranishëm?
Prapë e gjallë kjo diktaturë?!…
