Vaso Papaj:S’kam përgjigje…


S’kam përgjigje…

Sa rrugë më duhet akoma të përshkoj

Para se të mund të gjej një njeri të vërtetë?

Mos ai, si një lejlek mbi dete fluturon

E s’ka pranverë ta kthejë në folenë e vet?

Sa herë plumbat duhet të vallëzojnë lakuriq,

Para se të groposen përgjithmonë, o miq?…

S’kam përgjigje… E ka marrë era…

Kur do të vijë për vendin tim pranvera?…

Sa herë më duhet të ngre kokën përpjetë,

Para se të arrij t’ia shoh lotët hënës së mekur?

Edhe sa veshë duhet të kem, vërtet,

Që të dëgjoj qarje shpirtërash të përndjekur?

Sa të vdekur do të duhet të shoh endè,

Që të kuptoj se njerëzit përreth paskan vdekur?…

S’kam përgjigje… E ka marrë era…

About Post Author