Vaso Papaj:Veç një zjarr


Vaso Papaj

Veç një zjarr

Sonte, në këtë dhomë kuvli,

Fort shtërngomë, mos ndjej vetmi,

Se më ndjell përbrenda, ëndje,

Zemra rreh mbi shenjtërinë tënde.

Prapë dhe prapë një përqafim,

Portë i hap rrugëtimit tim.

Trupin tënd në buzë e ndjej

Dhe frymëmarrjen tënde gjej.

Asnjë hënë le të mos dalë,

Nëpër gojë na meken fjalë.

Veç një zjarr i tillë, besoj,

Në këtë jetë do t’na shpëtojë.

About Post Author