Vaso Papaj:Zgjohu!…


Zgjohu!…

(poemth)

Poet, zgjohu!

Flak telekomandën tej.

Mos shiko ç’ka prapa xhamit,

Hidh vështrimin gjthandej.

Ofendimin, vallë s’e ndjen?

Askush më nuk tё lexon.

Tё sinqertёn e ke tretur,

Nuk vlen vargu qё pudron.

Je artist. Mos u dorëzo!

Mos përkul kurrizin kurrë,

Mos hesht dhe mё dёgjo:

Po deshe të mbetesh në këmbë,

Po deshe të mbetesh njeri:

Fjalën mos e ço kurrё dëm.

Eja!

Nga një, dy të bëhemi, unë dhe ti.

Vjen i çngjyrosur në orën e kafesë.

Me gjysma të vërtetash nëpër xhepa.

Ndoshta je dhe i përtesës pjesë.

Përse gjithmonë rri larg nga e vërteta?

Më mungon më shumë se kurrë.

Ndaj dhe zgjohu, bëhu burrë!

Zgjohu!

Ndoshta princ, ndoshta hero,

Një ditë qofsh edhe shënjtor,

Veç jo kurrë një shërbëtor.

Ke një jetë. Kёtё e pranoj.

Mos bëj plane, mos e ndot.

Mos hidh vargje kot më kot.

Në tokë këmbët mbaji fort.

Je poet, nuk je bankier.

Atë vargun me mjerim,

Nuk ëshë numër në defter.

Pa më thuaj, pse e fshin?!…

Është një diell që flakëron.

Mos rri vetëm si gjithmonë,

Ke dëshirë një gotë të pimë?

Hiq vetminë, të mos kesh frikë.

Vetmia të sjell veç rrezik.

Të betohem, unё s’ gabohem.

Thjeshtёsinё e njoh qё larg.

Ler pastaj ta ndiej nё varg.

Mё shiko, kёtu mё ke:

Dhe i mbathur dhe i zbathur,

I krehur dhe i pakrehur…

Unë për vete jam një mbret.

Eja! Dhe nëse dikush të nget.

Dua të mbetesh njeri!

Ndaj shuplakё botёs xanxare,

Ndryshe tretesh nëpër rreshta,

I fundit, po i fundit fare…

Nga të shkosh e nga të sillesh.

I besojnë dhimbjet e tua.

Ndaj dhe ti besoja shpirtin,

Poet, zgjohu, ndiqmë mua!

Jepua njerёzve si dhuratë,

Tё vёrtetёn kurrё mos fik

Kurrë mos jepet me kamatё,

Thelbi i qenies tënde, mik.