Sulejman Salihi-VDEKJA E POETIT


    VDEKJA E POETIT*
Ishte një poet, shkruante poezi,
Çmendurisht poeti kish’ rënë n’ dashuri.  
  Por kot ish’ harlisur, se e dashura e tij,
S’ e donte poetin as për sytë e zi.  
Ç’ mund të bënte tash poeti i shkretë,
Po i numronte  së fundi dhe ca orë në jetë. 
    Dhe  u mbyll një ditë ai vetë në qeli,
Shkroi dhe nja dy vargje me gjakun e tij.  
Më në fund, tha vdekja, do të vij  këtu,
Do të jetë e bukur, sikur sytë e tu.  
Ai iku nga jeta veç për sytë e saj,
Ajo për shtatë qejfe, me tjetrin n’ saraj.  
* Poeti Cezare Pavese nga Torino, dashuroi modelen e njohur amerikane Constance Dowling, e cila e refuzoi dashurinë e tij. Një ditë derisa Constance po hynte në një hotel me një burrë, Pavese e pa dhe menjëherë shkoi në një hotel, shkroi ca vargje, piu mbi dhjetë qese  pilula gjumi dhe vdiq. Pavesen e varrosën pa prift, sepse ai ishte ateist dhe nuk besonte në perëndi. Vargu i tij antologjik ku gërshetohen dashuria dhe vdekja është pothuajse një kryevepër, që i dha famë autorit:”Do të vije vdekja dhe ajo do t’ i ketë sytë e tu”

About Post Author