Vdekjes i kam premtuar-Halit Haliti


Se ç’mu ndez një shkëndijë malli, nisa të qaj

Klithmë e drithërim për ty o vendi im

I humbur në mjegullën e këtij vendi, i imi faj!

shportën e zemrës tënde sërish dua shpëtim.

Me një trastë në krahë u larguam prej jush

Për të prekur ëndërrën si margaritar

Pluhurin e zemrës që ndizet si prush

S’do hesht asnjëher të dua, unë si mërgimtar.

Ika pa dëshirën time,

A më je hirdhëruar më thuaj..?

Si rruazat vargoj vargjet për ty

Zemrën e kam plot

Mallin që kam për ty më duhet ta shuaj

Ah se ç’mu kujtua kënga e lahutës,

E u shkreha në lot.

Drita në syrin e fshehur asnjëher s’është venitur

Rruga që më ndan nga ti është një udhë me kilomatra

Edhe tash kur degëzimet e rrudhave

Në ballë Jan rritur

I kam premtuar dhe vdekjes,

Se i dua këngët e vjetra..!