Veç një fjalë “Të dua”!Eduart Veli


VEÇ NJË FJALË ;”TË DUA”!

Një fjalë magjike ,sa një oqean,

një fjalë gjithë dritë ,si një yllësi,

veç këtë fjalë, zemra ime mban,

detin e gjakut,brënda në thellësi!

Veç një fjalë.., dhe koha për ty ndalet,

veç një fjalë …,dhe toka e dal rrotumllimin ,

veç një fjalë.., dhe në çast,ulen malet,

një fjalë…dhe veç ne ,në krejt njerëzimin!

Është veç një fjalës ,sa vetë toka e rëndë,

është veç një fjalë, e ngrohtë ,si një diell,

një fjalë, por një oqean malli ,mban aty brënda,

një fjalë,dhe vetëm ti dhe unë në tokë e në qiell!

Viteve,veç një fjalë ,më mbeti në mëndje,

një fjalë …,dhe sytë e mi, të shohin vetëm ty,

një fjalë pëshpëris unë, çdo çast me ëndje,

një fjalë e dashur,sa të gjithë yjet,sa një yllësi!

Vetëm një fjalë.., dhe gjithë bota ndryshon,

një fjalë nektar të them, dhe ti ëmbël ma thua,

një fjalë ,dhe për mua veç ti e dashur ekziston,

Sa peshë të madhe ,ka vetëm një fjalë;”të dua”!

Një fjalë,të më përkundë ëmbël,si në djep dikur,

Një fjalë ,dua të më thuash në jetë ,me ëmbëlsi,

Më e bukura fjalë e universit ,plot dritë dhe nur,

Veç fjalën “të dua” do të them ,deri në përjetësi!

(Poezi nga vëllimi”PLANETI I DASHURISË !)