VEÇORITË E FJALËS ME NJË RROKJE


Erget Cenolli

VEÇORITË E FJALËS ME NJË RROKJE
(FRAGMENT NGA LIBRI f. 7-8)

Fjalët njërrokëshe në gjuhën shqipe i kanë të gjitha veçoritë e rrokje, por zotërojnë edhe cilësi të veçanta, të cilat po i shënojmë më poshtë duke i kundërvënë me vetitë e rrokjes:

• Rrokjet e një fjale, me disa rrokje, janë morfema pa kuptim, që shërbjnë në krijimin e kuptimit të asaj fjale.
Ndërsa:
• Fjalët njërrokëshe, ndonëse me veshje të njëjtë fonemore, kanë kuptimin të mëvetësishëm

Për të ilustruar mendimin e mësipërm, po marrim një shembull:

Fjala, HULUMTIM, përbëhet prej rokjeve , hu-lum-tim. Të trija këto morfema nëse i ndajmë, nuk kanë kuptim në kontekstin e fjalës, por nëse marrim të njëjtat si fjalë njërrokëshe ato kanë kuptim të plotë e të mëvetësishëm:
Hu- dru i zhveshur që shërben për ndërtimin e një gardhi
“thotë nënua i jap u,
Dhe vate morri një HU..” Çajupi
Lum- pjesëzë dhe mbiemër:
“LUM për ty o i lumi Zot!” Cikli i Kreshnikëve
Tim- përemër pronor i vetës së tretë, njëjes, rasa gjinore, dhanore, rrjedhore, për gjininë mashkullore: shokut TIM, vëllait Tim etj.

About Post Author