VEGIM
Zotin pashë një ditë.
Mos ish vallë vegim??
M’u afrua e tha:”Mos ki frikë!
Kjo botë që kam krijuar,
vërtet,vërtet më ka lënduar.
Hajnë e pijnë dhe komandojnë.
Por…se ka një Zot,harrojnë!
Gdhihet ditë,bëhet natë.
Dinjiteti rri barkthatë.
I pasuri është i pangopur.
Cinik deri në fund me çdo popull!
Të rrallë janë ata njerëz,
që i japin vlerë së mirës e së drejtës.
Vështrova e pashë në zemrën tënde.
E…ja!Ti më bëre për vete.
Ndaj dua me ty të bëj bashkim.
Dorën jepma!Bëhu dora ime!
Syri yt.Pishtar!Plot dritë!
Tek ai sy,rreh zemra ime!
Njerëzit janë përçarë.
Ecin në errësirë.
Pa integritet janë.
Të keqen e quajnë “të mirë”!
Janë larg,shumë larg Rrugës sime.
Janë larg,shumë larg së Vërtetës.
Djalli,bota,vetvetja i veshin me mundime.
I heqin pothuajse çdo vlerë e ngjyrë të Jetës.
Tek ti pashë mirësi plot pastërti.
Çdo pengesë e ke vuajtur me durim.
Ndaj dua të bëhesh Luftëtari im.
Dhe…për këtë ke bekimin tim.
Ti kundër gjithë botës.
Mos ki frikë!Më ke Mua mburojë!
T’ia kujtosh çdo moment jete kohës,
që kurrë nuk është vonë!
Kurrë nuk është vonë për SHPIRTIN.
Sa ka jetë mbi dhe’ mund të shpëtohet.
Është zgjedhja e gjithsecilit,
në do apo jo,si KRISHTI të kryqëzohet.”
Zotin pashë një ditë.
Nuk ishte vegim.
Botës i dhuruam dritë.
Shpirti i saj të kish shpëtim.