Vendi i shenjtë-Nadi Arifi


Nadi ARIFI

VENDI I SHENJTË

Ti je shpirti im, që rrëmben male,

kodra, plot drunj, pa kufi lëdina;

aty ku zemrat bashkohen në një trup,

zëri përhapet larg, si vetëtima.

Aty ku bletët kanë ndërtuar zgjua,

zogu këngëve melodike ua thotë;

atje ku gurgullima e ujit, në përrua,

vend më të bukur s’ka në botë.

Atje ku dielli e merr ngjyrën e kuqërremtë,

mbrëmjeve të bukura në behar;

aty ku bariu dhe qent i ruajnë delet,

aty qetësohet shpirti, shuhet mall.

Aty ku shkëmbinjtë me thepa të mprehta

mbanë nën sjetulla historinë e kaluar,

aty ku prehen qetë gjyshërit e stërgjyshërit,

natyra mahnitëse, livadhet me bar bleruar.

Në këtë vend, me pozitë gjeografike,

këtu e kalova jetën time të lumtur;

m’u aty e takova këtë mike,

që ma bëri jetën edhe më të bukur.