Vëndi Im…Suzana Rama


Ta dëgjoj ofshamën,

Dhe dhimbjen ta ndjej,

Lotin që të rrjedh,

Dhimbshëm ndjej në dej.

Ti njoh mirë bukuritë,

Në çdo stinë natyrën,

Turpi për ç’ka ndodh,

Ma përskuq fytyrën.

Pyllit shekullor,

Ja pren frymëmarjen,

Kroit me ujë të artë,

Ia bllokuan daljen.

Lumenjtë zhgarravitën,

Ekosistemin grabitën,

S’ dimë ku do ndalin,

Ndryshuan dhe ajrin.

Djerrë e lanë tokën,

I humbën pjellorinë,

Me arrogancë vrasin ,

Kafshët edhe njerinë….

Disa s’kanë bukë,

Ethshëm vuajnë urinë,

S’kanë ku të përplasen,

Mbyten me rakinë.

Po ç’ka ai i pasuri,

Që u bë nga sot – nesër,

Që vjedh nga i varfri,

Mundin dhe djersën.

S’ka më respekt,

Edukatë, mirkuptim,

Janë gati të lënë peng,

Dhe ty o vëndi im.

Themi vret covidi,

Po edhe ne vrastarë,

Tokën,detin,ajrin,

Shkatërrojmë, pa vrarë.