Vendi im:nga Besa Januzi Rexhepi


Vendi im
Në këtë vend të bukur mes maleve,

fushave, kodrinave, brigjeve e lëndinave,
Këtu lumi gurgullonte e bilbili mirë këngës ia thoshte
Këtu linda këtu jetova.

Ëndërroja vende të ndryshme
Askund nuk gjej si vendi im
Zogjët ëmbël këtu këndojnë
Edhe lulet me aromë kanë qelur.

Nuk e dua jetën monotone në qytet
Ajri i papastër frymën ma zë
E në fshat gjallëri e vërtetë
Këtu ndjehem vetvetja.

Mbylli sytë e jetoj ca çaste të bukura në këtë vend të mrekullueshëm,
Blegërima qingjave shumë më frymzon,
Jetë, gjallëri e vendit tim.

Ky vend i bukur me lule plot
Cicërrima zogjëve shumë më gëzon
Ndjej shumë dashuri për vendin tim
Këtu më qetësohet shpirti im!!!

About Post Author