Arben Velo
Jam hija e një ulliri, larg nga vendlindja.
Foleja e saj
është stomaku im
I grryer nga uria.
Sa herë
mbështillem me vesën e vendlindjes,
…më grryejnë hijen
foletë e zogjve të dhimbjes !