Vendlindja-Blerta Basha


Blerta Basha

Mora penën e bojën të shkruaj vargje,

Për ty vendlindja ime ndjeva shumë mall,

Lotët më pikuan nga sytë përmbi faqe,

E me pika loti shkruajta mijëra fjalë.

Aty ku u linda e urrita me plot dashuri,

Si zogjtë e vegjël që mblidhen te nëna vet,

Ne të kemi tradhëtuar me vite në emigrim,

Për një jetë më të mirë e jo në të vërtetë.

Ti gjithmon je në zemrat e në mendjen tonë,

Dhe ne jemi krenarë ku do që të emigrojmë,

Se shqipja jonë është më e mira në gjithë botën,

Dhe nuk harrohet kurrë deri sa te kemi jetën.

Aty mësuam , gjuhën e nënës me dashuri,

Gjuha më e bukur e shpirtit dhe e mendjes,

Ku do që ndodhemi e flasim me krenari,

Per ty vendlindja ime e shtrenjta shqipëri.

Sa vite të ikin mërguar larg nga ty,

Do kem afër penën e mallëngjimit,

Do shkruaj vargje çdo ditë e çdo natë,

Deri sa të vij dita aty të kthehem prap.

Ne jemi si zogjtë shtegtarë që shtegotojnë pafund,

Por kur vjen pranvera kthehen me nxitim ,

Kërkojnë vendet e bukura ku kanë cicëruar,

Dhe me krahët e rikthimit në hapësirën plot ngjyra,

Puthen me kujtimet e bukura që kanë lën ,

Aty ku i lindi e mira nënë.

Ndaj vendlindja ime e dashur një ditë unë do vi,

herët apo vonë unë nuk të harroj kurrë po.. kurrë,

Do vi me lotet e mallit përmbi faqe si flladi i pranveres,

Në vendlindjen time të bukur në folenë e nënës.!