Vendlindja ëndrrën ma bredhë-Valbona Kolaveri


Valbona Kolaveri

Shpirti aty,

Ndizej shtatit tek rritej,

Ēndrrave të qytetit

me tymin e bardhë,

Oxhakëve,

Që grisnin qiej të lartë

Me njerëzit e rinj,

Që qeshnin bukur,

Me malet e rëndë

Përbri,

Me ullishtat kurorë

Stërzgjatur tij,

Me përroin që rrjedhës

Më mori kujtimet ,

Mallin dhe brengat

Ditëve që shkuan,

Me besimin nē shpirt,

Dhe hyjt përmbi kry,

Aty ku u ngjiz dashnia

E një strehe të re,

Aty u ku u ngjiz edhe emri im,

Aty shpirti më digjet eshkë

Është imja vëndlindje,

Që ëndrrën,

Gjithherë ma bredh