Vendlindje-Fatmir R Gjata


Vendlindje

O fshatthi im i vockël, një zokth për ty po qan

Vjen rrotull krahë djegur, e ulet mbi kambanë

Dhe s’di pse kokëulur, po cicërin a flet

Kur sheh fushën e butë të shtrirë gjer në det.

O fshatthi im i ngrirë, me hënë në mesnatë

Po flenë gjithë njerëzia e shpirtrat bëjnë shamatë

Po lozin nëpër bregun e Semanit të qetë

Mes tyre bëhem hije e nis e loz dhe vetë.

O fshatthi im i gjorë ku qentë më vijnë pas

Të lumtur tundin bishtin e lehin plotë me gaz

Më njohin që tej tutje kur vij me psherëtimë

Tek portat presin gjyshet, ohhh erdhe biri im!!??

E shtrojë më bëhen gjethet e shtrihemë në kashtë

Ca yjë ndizen e shuhen e treten andej jashtë

Gjersa mbyll sytë i qetë me ëndrra në agim

O fshatthi im i vockël, o fshatth o fshatthi im.