Venetike Cako-Lërmë të sodis


LËRMË TË SODIS

Më pret buzë rruge, e ma bën me dorë,

Malli im uragan më ndez meteorë,

Sytë m’i shkëlqen dielli, më ndrijnë fosfor,

Lërmë të prek trupin, s’mundem të harroj.

Krojeve të shpirtit të thithë veç nektar,

Buzëve tharë, mjaltë t’u shtroj mbi plagë,

Më lër të sodis, zemrën aq shumë të vrarë,

Të largojmë stuhitë që s’u bëmë dot ballë.

Rendë si e marrë, dhe zemrën prap ta jap,

Dashuria, ndjenjë malli s’mund të rrojë larg,

Retë më rrëmbejnë, qiellit ngjiten vrap,

Tek ti ndoshta më sjellin, tek i yti prag.

Venetike Cako

About Post Author