VENETIKE CAKO-M’I THONI


· 

M’I THONI

M’i thoni, more shokë, nënës m’i thoni,

Kurbeti, mallin e hallet, mi shtoi,

Sa dua të kthehem në gjirin e nënës,

Zërin e saj t’ëmbël sa dua ta dëgjoj.

M’i thoni, o shokë, nënës kur të arrini,

Në dritën e hënës lus yjet çdo natë,

Pak ngrohtësi nëne u lutem t’më sjellin,

K’tu malli e trishtimi më mbyt e më plak.

Të rroj si skllav pune, zemra më s’duron,

M’i thoni, more shokë, nënës time që pret,

Malli më djeg zemrën e shpirti ngulçon,

Na plaki e na lodhi kjo jeta në kurbet.

M’i thoni, more shokë, nënës m’i thoni,

Mbas punës ne rendim e rendim si hije,

E veç vuajtje e halle shtohen mbi shpinë,

E dhimbja na vret gjithmonë për vendlindje.

VENETIKE CAKO

About Post Author