Venetike Cako Miraka-KOHA IKËN E NUK PRET


Venetike Cako Miraka

  · 

KOHA IKËN E NUK PRET

Na buzēqeshi sonte kjo natë, e na çoi në kohë dehje,

Kohë të shkuara, kohë që flasin sot me heshtjen,

Për puthjet në hije të blirit, këngës kur merte bilbili,

Atje ku bashkoheshin retë, ku zogjtë ngrinin folenë.

Në magji ëndrrash, kërkojmë kohën ta rrikthejmë,

Të ngrohim zemrat, që dimërit me dëborë vjenë

Ca re qiellit ti pastrojmë, e mbi ne dielli të shkëlqejë,

Por koha ikën e nuk pretē, na lë mbytur halle e brengë

About Post Author