Venetike Cako Miraka-Mes tingujve më thërret


Venetike Cako Miraka

MES TINGUJVE MË THËRRET

E dëgjoj zërin tënd, kudo nëpër shtëpi,

Në çdo anë e qoshe, e ndiej kur më thërret,

Mes tingujve të kitarës më kërkon me ëmbëlsi,

E çdo tingull, në krahë, vjen e më merr.

Dhe pse larg, kilometrat na ndajnë,

Ti shpirtin ma ngroh, me tingujt si rrezet e diellit,

Gĕzimi na merr në krahë, e bashkë si zogj fluturojmë,

E lumtur ndjehem unë, mes kaltërsisë pafund të qiellit.

Venetike Cako

About Post Author