Venetike Cako:Kujtimet na thërresin


Venetike Cako

U ligështua shpirti im në mërgim,

Ikëm e në dorë të fatit e lamë shtëpinë,

Cicërimat e zogjve që ëmbël dëgjonim,

Fluturat plot ngjyra që na rrethonin.

Këtu s’më buzëqesh më buza, veç lotë syri,

Kur mendoj të voglën shtëpi që më riti,

Të bukurën shtëpi rrethuar me lule bliri,

Ku gumëzhinin zogjtë dhe qyqja me zë bilbili.

E bukura avlli sikur më thotë me zë pikëllimi,

Lulet u thanë dhe fluturat e zogjtë mërguan,

Një zog qyqeje qan natën me zë trishtimi,

Duket sikur thotë: “Ikën të gjithë e më harruan.”

About Post Author