Venetike Cako:Nxiton dhe Dielli


Nxiton dhe Dielli

Qielli mbushur plot me re,
Hëna e lodhur çan me krahë,
Natë e zymtë e pa një zë,
E një yll të qesh nuk ka.

Në gjumë të thellë yjet ranë,
Vall’e prishur kjo natë sonte,
Hëna veshët ngritur mban,
Një zë kënge të dëgjonte.

Nata veten ha me dhëmbë,
Mërzitur shumë nga ky skëterr,
Përse yjet kaq shpejt flenë,
Ndoshta djajtë kanë hedhur vrer?

Dielli rrezet hedh në lindje,
Errësirën, tej ta flakë,
Shpirtat që lëngojnë në dhimbje,
T’i ngrejë lart e jetë t’u jap’.
Venetike Cako 

About Post Author