Venetike Cako:Të pres



Ti largësinë e ushqen me heshtjen e vdekur,
Të hidhur, bën vjeshtën, sa hapat ka hedhur,
Mos ia fsheh syrin diellit mëngjeseve të arta,
Me të ftohtën psherëtimë mos i zbeh agimet e zjarrta.

Qëndroi larg errësirrës që marrëzishëm na vret,
Nën dritën e hënës kërko syrin tim që të pret,
Etjen e buzëve më shuaj prej mallit që thahen,
Dhe buzëqeshjet tona jetës të mos i ndahen.

About Post Author