Venetike Cako

Zemra më shtrydhet
Trupin kam mbuluar, plagët rëndojnë shumë,
Që kur lamë vatanin, brigjeve pa kthim,
Këtu, klithma e maleve, veshët po m’i shkund,
Heshtur dridhet trupi, fundit që s’e dimë.
Çdo gjë që më rrethon, më duket e pavlerë,
Po nuk qeshi buza, parajsa është një ferrë,
Zemra më shtrydhet, kur goja rri e s’flet,
Na ka bërë mërgimi si statujë pa jetë.