
Zemra rreh për vatanë
Një pikë loti m’i rëshket fytyrës,
Më përvëlon, më djeg si flakë,
Për kohën qe ikën e rrjedh si lumë,
Për viset e mia mbetur atje larg.
Sa dua kokën ta kthej e të sodis,
Vendëlindjen time që pret plot mall,
Këtu e huaj ndihem pa komb e fis,
E frymën më zënë gradiçelat e lartë.
Nuke them se njerëzit s’më respektojnë,
Në shpirt e fjalë kulturën e kanë,
Ditët e jetën ma lumturojnë,
Por zemra ime rreh për vatanë.