Venitje-Hiqmet Mehmetaj


VENITJE

Që nuk do askënd në kētë jetë

këtë e di mirë, aq sa edhe ti,

Bota jote venitjen ka mbulesë

hirin tënd hyjnor e veshe krejt në zi.

Krijesën tënde kush ka për ta marrë

dhe sytë e tu larushës plot hir ?!

Shëmbëllimin pse do ta tretësh në varr ?

Ngurtësia s’të sjell asgjë të mirë.

Me atë bukuri pa e shpenzuar

s’ka çfarë të bëjë, as ligësia,

bota do lotojë pa u ngushëlluar,

se ty t’u vyshk kotësisht bukuria.

Venitu, venitu dalēngadalë,

veç dhe në botën tjetër askush s’ta fal .

H. Mehmetaj ( nga vëllimi poetik: ” Nata e lofatës “)