
Dy tri fjali, motrës sime më rastin e dhjetë vjetorit…
**********
I ra rrezja e syve, pak pa u gëdhirë
e përmalluar për rrezën e verës mirë!
N’ankthin e një nate,
Një këmbë akull e një n’prush
Damarët këputëshin, nuk mi pa askush!
Piklo, pa merak…
I ra Hija e ndarjes,
E bluja rreth syve e thatë!
Shiko fjongat e borës, trazuar
Duan edhe ato qetësinë,
Luajnë para e pas nesh
Pushojnë dhe kërkojnë dashurinë
Grumbullojnë orteqe,
Si një jetë njeriu…!
Qirinjët nga Parisi,
të kuq sot i kishte ndezur,
Por si kallinjë gruri,
Tregime m’kishte mbledhur!
Bora nuk ndalon, përzier më tym
Një cigare t’re, tregimet rrufe malli…
Unë përseritesha,
thuajmë sot si je?
Piklo, pa merak!
Shëndeti e ka marrë një udhë,
Femijëri e vajzëri i qendisi si n’pelhurë!
Qirinjët nga Parisi, para agut errësojnë
Damarët harlisen, frymën e rrallojnë…
Tregimeve u dha një freski,
Do i fryjmë sante qirinjët
Datlindja, urime për ty!
Pritjes i frikësohem, n’tradhëti,lajthitet
Piklo, më dëgjo,
Mos u zemëro kurr…
Të thëna, të dhëna, t’forcojnë si një gur!
Mos luaj me gjumin, këtu nuk ka hile
Ra kapaku i tregimit,
N’Luginën e Arbërisë martire!