Zymer H.Haliti
Ngadalë nëpër degët e pemëve era fryen
Zogjët e trembur fillojnë të ikin n’perendim
Retë e hirta përplasen qiellit sikur gërryen
Pikat e shiut lehtë trokasin në xhamin tim.
Iku një stinë e begatshme me diell,relaksim
Kujtimet e vizatuara në rërën e detit mbesin
Dallgët sërish kthehen, godasin shpirtin tim
Lehja e qenve endacak m’kujton një trishtim
Tashmë dita fillon të shkurtohet qetë-qetë
E nata zgjatet e zgjatet me ftohësinë e vonë
Sa shumë ngjyra përshkojnë sonte këtë jetë
Mëngjesi i freskët buzëqeshjen ma ndryshon
Verdhësia po afrohet drejt vatrave të ngrohta
E diellit mjegullat çdo çast sikur ia zën rrugēn
Sonte kujtoj ditët e netët verës ,kah udhëtova
Bashkë me blerimin shumë gjëra më humbën.