Vero Cibaj:Atje ku i themi diellit :”Dil dhe ti biro”


Atje ku i themi diellit “dil dhe ti biro’,,

***********************

Për heva ku thith freskinë

Ku lëmos me dorë retë

.. ku ka viti dy stinë

Vetëm pranverë dhe vjeshtë.

Ku lëshon petale guri

Dhe qymyri nxjerr lastar

Ku i dredh mustaqet gruri

… një dorë baltë është thesar

..

Lidhur ngushtë me blegtorinë

Fontana që buron vlerë

Ai gji që mënd fëminë

Mënd dhe kecin nganjëherë.

Me natyrën convivencë

Gunën than në vetëtimë

Lulet aromë e esencë

Baza për anestezinë.

Nga hojet e shpirtit del

Tingull i ëmbël i këngës

Melodinë e duhur merr

Në pentagramin e zëmrës.

Krenarë për origjinë

Brezat rrathë në shkëmbë kanë lënë

Rrit sorkadhe ajo klimë

Sis’e bletës mënd gjërpënj.