Vështirë është të largosh nga vetja-Valentina Todhri


Vështirë është të largosh nga vetja,

Ato ç’ka vite me radhë të kanë shoqëruar,

qofshin njerëzit e tu të afërt a të largët,

halle a kujtime, a sende të çmuar.

Qetohem kur lapsin marr në dorë …

Është liman ku prehet vetmia ,

E kam thënë e prapë do ta them

“Më mirë vetëm”,sesa me njerëz me 100 fytyra

I pafytyrë për mua është ai, ajo…

që nga sytë s’sheh, e mund ligësia.

Ku e Vërteta bëhet Gënjeshtër në sekond

Kur e keqja thërret:- Unë jam mirësia.

E kam thënë e prapë do ta thërras

Nuk ka o njerëz , vlerë Ligësia.

I Lumtur në këtë jetë të shkurtër është sot Ai…

Që di të dojë,e të dijë ç’është Mirësia .

Valentina Todhri