Vështrimi i saj…Floriri Z Petra


SI yjet qiellit të kaltër ndriçuar..

Me lulen e diellit shkelqen

mengjeseve te fresketa, ne agim

stina e vjeshtes, sjell nje permallim..

Me ngjyra ylberi te arta,

shpirtit te ftohur nga nata

leshon afsh dhe ngrohtesi

si dielli vjeshtor, apo ndjenja dashuri..!!

****************************************

E ruajta atë fytyrë te fresket,

me buzeqeshjen percjelle, si reze drite

njeriut të dashuruar me stinën..

Syte e bukur aq larg, ndriçonin,

krahasuar me shkëlqimin e yjeve

duke humbur, qiellit të pafund..

Muza e poetit përkulej, aq lehtë

sikur kepuste gonxhen e trendafilit

sapo çelur, plot aromë..

Para asaj fytyre engjellore

joshej nga bukuria, femerore…

S’mund te gjente dot, udhë kalimi

për të erdhur bregut matanë

Ishin zënë të gjitha shtigjet,

kohë pandemie thënë…

Ndjenja dashuri qëndronte, mberthyer

si kapaket e syve, mbanin qerpikët

Kur pika e lotit rënduar,

shkiste faqes ngjyre rozë,

ndalur buzeve te holla,

tharre nga vera e nxehtë…

E mbajta këtë buzëqeshje, të çilter

siç ruhen gjerat e shenjta shpirtit

Zemra jote magjike,

ka filluar jeton brenda qënjen sime

Dhëmbët e bardhë si fildisht

zbukurojnë gojën e vogel,

si kamare mbushur me inxhi,

kur dhurojne puthje, shkelqejnë si flori..

Gjuha e holle, si thike me dy presa peletron,

lëpin buzet e mia si të lyera me mjaltë..

Terheq gjuhen time si manjet

duke dhënë impulse në zemër..

Në mendje kam ende të fresketa,

ato nete argjëndore

kur hena mbreteronte kupes qiellore

si nje disk fluturues

dhe yjet formonin nje kurorë

lindur nga afshi I dashurisë..

Zëri i embel si një femijē vocrak

hynte në shpirtin tim, aq lehtë

si tingujt relaksues, të një violine,

luajtur nga gishtat e hollë

të një mjeshtreje, virtuoze..!!

Nuk harron të thotë, sonte

pesë gërma, si nota magjike

E shtrenjta dashuri…

…Te dua me zemer, qëndro brenda meje

Mos mu largo si nje fllad ere,

perkedhelur fytyren..

Eja prane meje, qëndro si nje afsh I nxehtë

të dua, si rrahje më tepër zemre,

mbushur shpirti me akorde të reja..

Kenduar serenatë dashurie

në stinë vjeshte,

me zhurmen monotone të gjetheve,

rrëzuar pemëve, duke u gdhirë nje nate

pranë vehtes të dëgjoj i heshtur,

atë belbezim dashurie

zgjuar në krahet e mia, nje bjonde

e bukur e dashur, por jo vagabonde,

me gishta e dobët përkëdhelur

flokët me onde dhe kaçurela

Mbaj ne kujtese, ato caste intime

fjale perseritur, per te mos u harruar…

Ndjenja dashuri, ka mbijetuar.!!

Floriri Z Petra

October 8th, 2020.USA

Te drejtat e autorit rezervuar.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti