Vetëm koha…


Albana Hodaj

Vetëm koha,

veç ajo nuk

 plaket

Gjithë të tjerët

bien para saj

 Thyhen e

 askund nuk

 kapen.

 Asgjë e askush

s’mund t’i

 mbajë.

E vështirë

ngjitja nëpër të

 Po zbritjet

 akoma më

 tmerr.

 Kujtojeni Sizifin pa

shkëmb.

 E prapë te

Shkëmbi

 të bjerë…

Pabestare e

 Madhe.

 Koha.

 S’e dënon asnjë ligjësi

Pret e përcjell

 gjenerata

 Thyen zemra e ëndrrat ngre

 stuhi!

 Koha ime, jotja,

koha jonë.

 Kjo e marrë as

 ka anë e fund .

Bashkë me thinjat,

rrahjet do na marrë

 Brenda saj unë

 si ti, do humb…

About Post Author