Vetëm një çast-Teuta Shaqiraj


Të përqafoj me tërë shqisat e mia
arrij sa të të thyej brinjët,
deri në thua?
Të më mekej fjala,
fort dua,
e gjuha memece me fjalët e pathëna.
Po jo e zjarrta frymë
me segmente minutash
ndalur përmbi buzën, shpuzë.
Eh…….pastaj ,
si konxhe e pa çelur aromëblirë
një nga një petalet përpij me dëshirë.
E pëshpëris me emfazi
sa u çmendem dashurisht,
“më do a s’më do”, me brishtësi
zgjatet pafundësisht.