S’kisha parë vërtetë,
Vajzë kështu si ti,
Vetëm një gërshetë,
Bukurinë që kishje,
Pa mënd po më lije,
Fustanin që vishje,
Shumë të kishte hije…
T’kishte hije shumë,
Bluza e bardhë veshur,
Po m’linte pa gjumë,
Buza e jote e qeshur…
Kur m’sheh me qetësi
Unë mahnitem fare,
Je një mbrekulli,
Vajzë moj myzeqare…
Sytë e tu të qetë,
Çfarë zjarri lëshojnë,
Zemrën po ma djeg,
Buzën ma përvëlojnë…
S’po e di ç’më gjeti,
Kur të pashë kështu,
Porsi një valë deti,
Mu drodh zemra mu…
Zemra mu drodh mua,
Më hidhet përpjetë,
Por, asgjë s’më thua,
Tjetër gjë ti pret…
Si flaka në shpuzë,
Buza të flakëron,
Vetëm puthja n’buzë,
Shpirtin tënd shëron…
Si hëna çdo natë,
Që pret me padurim,
Të shohin vetëm pak,
Diellin në perëndim…
Por, ashtu dhe ti,
Shpirti dot se mban,
Zjarrin gjithë në gji,
Si eshkë buzën thane.
