Vetëm një herë-Brixhilda Dede


Brixhilda Dede

Largësia më përplaset me uturimat e ardhjes së dimrit fytyrës.

Thëllimi i shpirtit, lëkurën më venit.

Priten mjergulla vështrimesh.

Lotë breshëri rënë me vërtik.

S’ mund të pres largimin e dimrit,

Fytyra, të më buzëqeshë.

Klithma brengash do të ndihej.

Skutave të zemrës thellë.

Bashkë me erën do të rrokullisem.

Mundet të më çojë dhe në humnerë.

Njëqind herë më mirë të vdes me shpresë,

Se të rrojë me një shpirt të mjerë.

Dhe në shpëtofsha nga kjo zhurmë oshëtimë,

Nga kjo harresë që më ka kapluar.

Vështrim të pastër të kem si qiell i hapët.

Si zog të vij, për të të takuar.