Vetëm njëherë…!!Zihni Ndregjoni


Një cicërimë zogu në mëmëdhe.

Më bën , me fletë.

Një gur ta marr në dorë e ta përkëdhel.

bën të fortë, si shkëmb ,më shton jetë.!

Një mirëmëngjez në gjuhën time.

Më mbush,plot me gëzime.

Vetëm një herë lules ti marr erë.

Dimrin, ma bën pranverë.!

Vetëm një herë.

Ta puth tokën ,e mëmëdheut.

Më jep fuqinë e madhështinë.

E Skënderbeut…….!!

Vetëm njëherë.

Të them ,o nënë e shtrenjtë Shqipëri.

Ngjitem në qiell.

Me yjet ,rri….!!

Zihni Ndregjoni aut.Shqipëri.